Në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të Forcës së Sigurisë të Kosovës në misionin e parë paqësor jashtë vendit, Gjeneral Rrahman Rama ka uruar ushtarët e tij në këtë ditë të veçantë.
“Sot është një ditë historike për Kosovë, sot Kosova po bëhet përkrahëse e paqes në botë, krahas forcave të tjera të botës. Kjo forcë përveç e gatshme të mbrojë paqen në vendin e vet po bëhet kontribuuese edhe për paqen në botë. Jam shumë krenar që jam komandat juaji”, tha Rama.
Rama theksoi tutje që kontribut të veçantë në këto arritje përveç ushtarëve, të cilët me vetmohim kanë punuar në vazhdimësi, kontribut të veçantë kanë edhe shtetet mike që ndihmuan rrugëtimin dhe profesionalizmin e forcës sonë.
/RTV-Okarina/