Janjiq: Ata që besojnë se Serbia duhet ta pranojë me kërcënime marrëveshjen për Kosovën jetojnë në përralla

 

Sava Janjiq, Igumeni i Manastirit të Deçanit,  ka thënë se ata në Kosovë që besojnë se Serbia duhet të detyrohet praktikisht me kërcënime të pranojë një marrëveshje të Kosovës jetojnë në përralla.

“Ata në Kosovë që besojnë se Serbia duhet të detyrohet praktikisht me kërcënime të pranojnë një marrëveshje të Kosovës në mënyrë që të kenë duar të lira për të përfunduar spastrimin etnik në Kosovë, jetojnë në përralla”.

 

 

 

“As politikanët e SHBAsë dhe as të BE-së nuk janë në atë histori tani 20 vjet pas të gjitha atyre gabimeve të udhëheqësve të Kosovës”, shkruan ai në Twitter.

Ai ka shpërndarë një lajm të emisarit të Amerikës për Ballkanin Perëndimor Mattheë Palmer me titullin se “marrëveshja duhet të pranohet nga të dyja palët, Beogradi dhe Prishtina”.