Një urim i veçantë për Besarta Jasharin me 8 Mars

Daja i Besarta Jasharit, Azem Mecini ka bërë një urim të veçantë për të, në festën e gruas.

“Një grua e cila meriton të urohet në mbarë shqiptarinë për këtë ditë është Besarta Hamëz Jashari, e mbijetuara e vetme e familjës Jashari me 5, 6 dhe 7 Mars.” shkroi ai

Gjithashtu ai shkroi se Besarta Hamëz Jashari është simbol i një gruaje të fortë, të guximshme, e cila asnjëherë nuk u dorëzua përballë sfidave dhe gjërave që ka përjetuar më 5, 6 dhe 7 Mars.

Postimi i plotë:

Urime 8 Marsi, heroina e Shqiptarisë, Besarta Hamëz Jashari,

Sot është një ditë e veçantë për të gjitha gratë, për lirinë dhe të drejtat e tyre brenda shoqërisë.

Një grua e cila meriton të urohet në mbarë shqiptarinë për këtë ditë është Besarta Hamëz Jashari, e mbijetuara e vetme e familjës Jashari me 5, 6 dhe 7 Mars.

Besarta Hamëz Jashari është simbol i një gruaje të fortë, të guximshme, e cila asnjëherë nuk u dorëzua përballë sfidave dhe gjërave që ka përjetuar më 5, 6 dhe 7 Mars.

Besarta ka një jetë me plotë suksese, një familje të shëndoshë, familje në të cilën çmohet dhe vlerësohet lartë roli i gruas në shoqëri.

Urime 8 Marsi heroina ynë, Besarta Hamëz Jashari