SBASHK-u përmes një komunikate për media ka uruar të gjithë mësimdhënësit për 7 Mars.
SBASHK në komunikatën drejtuar mediave thotë se “duke uruar gjithë të punësuarit në arsim për ditën e madhe të tyre i kujton se do të vazhdojë të jetë zëri i tyre dhe në përpjekje për realizimin e kërkesave legjitime do t’jep gjithmonë përparësi dialogut me institucionet, por në mungesë të vullnetit të palës tjetër për marrëveshje, atëherë, si në të kaluarën edhe tani e gjithmonë, do të ketë reagime e veprime sindikale ashtu siç do të vendos anëtarësia e SBASHK-ut”.
“Në vitet e kaluara SBASHK organiKzonte aktivitete të shumta nëpër komuna e Universitete dhe bënte përmbylljen e këtyre aktiviteteve me Manifestimin madhështor në Pallatin e sporteve ‘1 Tetori’ për të festuar 7 Marsin e për të shprehur respektin meritor për kontributin e lartë të pishtarëve të dijes. Këtë vit për shkak të situatës nga pandemia ky Manifestim nuk u mbajt në Prishtinë, por u shpërnda nëpër gjithë komunat e Kosovës dhe në Universitete”, thotë SBASHK-u.
Tutje, SBASHK-u ka dhënë detaje rreth organizimeve që kanë bërë për ditën e mësuesit.
“Kështu të premten dhe të shtunën, SBASHK-u organizoi nëpër komunat e Kosovës ceremoni festive me kolegët e pensionuar nga marsi i vitit të kaluar e këndej, që kanë punuar me vite e dekada në çerdhe, Arsimin Parauniversitar apo Universitete, duke u ndarë mirënjohje për punën dhe përkushtimin e tyre e duke kujtuar me fjalë rasti kontributin e lartë të pishtarëve të dijes që nga shkolla e parë shqipe e deri në ditët e sotme”.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se në takime është diskutuar edhe për sfidat që janë në arsim.
“Në këto takime festive është folur edhe për sfidat dhe angazhimin në shërbim të arsimit nëpër vite e dekada dhe me krenari është vlerësuar se SBASHK-u ka arritur të realizojë në tërësi kërkesat e anëtarësisë dhe kështu do të vazhdohet edhe sot e gjithmonë.
SBASHK-u duke uruar gjithë të punësuarit në arsim për ditën e madhe të mësuesit dhe shkollës shqipe kujton subjektet politike dhe liderët se kishin deklaruar vazhdimisht se arsimin e kanë prioritet, por me të ardhur në pushtet nuk e kanë dëshmuar këtë.
SBASHK-u do të vazhdojë të jetë zëri i tyre dhe në përpjekje për realizimin e kërkesave legjitime do t’ jep gjithmonë përparësi dialogut me institucionet, por në mungesë të vullnetit të palës tjetër për marrëveshje, atëherë, si në të kaluarën edhe tani e gjithmonë, do të ketë reagime e veprime sindikale ashtu siç do të vendos anëtarësia e SBASHK-ut