Në 24 orët e fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 435 tiketa për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.
Po ashtu, 907 tiketa janë shqiptuar për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion.
Të shtunën kanë ndodhur edhe 36 aksidente trafiku, ku 12 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 24 tjerë vetëm me dëme materiale.
Gjithashtu, brenda 24 orëve të fundit janë arrestuar 20 persona, 15 prej tyre janë dërguar në mbajtje kurse një në vuajtje të dënimit.