Sot zhvillohen dy super ndeshje në Superligën e Kosovës në xhiron e 23-të.
Skuadra e Besës së Pejës e pret në shtëpi Trepçën ’89.
Ndeshja e ditës pritet të jetë ajo mes Ballkanit dhe Drenicës, e cila luhet në stadiumin e klubit nga Theranda.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 13:00.
Në takimin Besa-Trepça ’89 do të jenë këta gjyqtarë: Mentor Ajeti, Alban Ejupi, Bajram Kabashi dhe Valbon Hoxha.
Në takimin Ballkani-Drenica, do të jenë këta gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatmir Abrashi, Taulant Iberdemaj dhe Bardh Ajeti.