Komuna e Skenderajt, njofton qytetarët për diskutim publik të Draft Planit Rregullues të Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029”

 

Përmes një postimi në llogarinë Facebook, Komuna e Skenderajt, njofton të gjithë qytetarët, personat fizik dhe juridik,se në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr.03/2020, për Transparencë, duke  filluar nga  data 04.03.2021 deri me datën 04.04.2021 do të dalë në diskutim publik Draft Plani Rregullues i Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029” Komuna Skenderaj, me nr. 01-350/01-001185

 

 

Draft Plani Rregullues i Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029” mund të shkarkohet përmes web faqes së Komunës së Skenderajt, po ashtu rekomandimet dhe sugjerimet eventuale qytetarët mund t`i paraqesin  në adresën zyrtare komuna.skenderaj@eks-gov.net.

Linku:https://kk.rks-gov.net/skenderaj/news/njoftim-per-diskutim-publik-te-draft-planit-rregullues-te-hollesishem-parku-industrial-ne-marine-2021-2029/?fbclid=IwAR2W1OeR7jaIWsPEzqOvscdCPCn24Ir8hhQfzaqmESUEB7wWc_GdvOrojrc

/RTV-Okarina/

Ky është postimi i plotë:

Njoftim për diskutim publik të Draft Planit Rregullues të Hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029”

Njoftohen…

Posted by Komuna Skenderaj on E enjte, 4 Mars 2021