Vihet në diskutim publik plani i hollësishëm për “Parkun Industrial në Marinë 2021-2029”

 

Sot, Kuvendi Komunal i Skenderajt, ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, për propozim-vendimin e shqyrtimit publik të planit rregullues të hollësishëm “Parku Industrial në Marinë 2021-2029”.

Ky propozim-vendim është paraqitur nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe është përkrahur me shumicë të votave nga asambleistët e Kuvendit Komunal.

/RTV-Okarina/