Prokurori Enver Krasniqi që po i hetonte tri prej rasteve më të bujshme në vend – vjedhjen e 2.1 milionëve nga Thesari i Shtetit, Listën e Veteranëve dhe çështjen e Kasafortës në Presidencë – ka vdekur mbrëmjen e sotme derisa po luante futboll.
Krasniqi megjithatë lojën nuk e çoi deri në fund, pasi pati probleme shëndetësore qysh në pesë minutat e parë të ndeshjes kur edhe kishte rënë për tokë kur edhe i kishin shkuar për ndihmë miqtë e tij dhe më pas kishin ardhur edhe ekipet mjekësore, percjell Gazeta Blic
Në vend të ngjarjes ka shkuar edhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi. Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, përmes një postimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpunëtorëve.
“Me keqardhje kuptova lajmin për ndarjen nga jeta të prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i ka shërbyer sistemit të drejtësisë”, ka shkruar ai.