Ka vdekur prokurori Enver Krasniqi

Ka vdekur sot Enver Krasniqi, prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Prokurori Krasniqi ka vdekur para rreth një ore.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar nga Prokuroria Speciale.

Prokurori Enver Krasniqi ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Ditë më parë, Prokuroria Speciale njoftoi se janë bllokuar 600 mijë euro të vjedhura dhe se dy persona të dyshuar janë në paraburgim, ndërkohë që janë ngrirë 34 llogari bankare.