Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, e ka konfirmuar që numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës, do të përfundojë sot, në orët e mbremjes.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi pothuajse në përfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës. Pas përfundimit të numërimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve”, ka thënë Elezi.
Ai ka njoftuar se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët, do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të enjten, më 4 mars.
/RTV-Okarina/