Sot, rreth orës 11: 00h në Qendrën e Korrektuese Dubravë, gjatë një bastisjeje është gjetur 61 qese me narkotikë.
Pas hapjes së qeses së dyshuar, brenda saj ishin vendosur 61 qese në sasi të vogla, të mbështjella veç e veç , të cilat dyshohet se janë substancë narkotike.
Qesja me sasi të dyshuar narkotike, dyshohet se është hedhur mbi muri nga pjesa e jashtme.
Vlen të theksohet se kontrabanda e gjetur është parandaluar të futej brenda zonës së banuar
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojë duarkryq përballë këtyre dukurive negative, të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj