Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti ka thënë se partia e tij i ka votat për të formuar Qeverinë e re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Këtë deklaratë ai e dha gjatë një konference në Tiranë, kur është pyetur nëse do të bëjë koalicion me ndonjë nga partitë vendore ose Listën Serbe.
Ai u shpreh i bindur që nuk do të kenë nevojë për një kompromis të tillë.
“Do të jemi aty rrotull 60 deputetëve. Me siguri do ta kemi deputetin e komunitetit egjiptian Elbert Krasniqin, me siguri do ta kemi deputeten e komunitetit boshnjak, Emilia Rexhepi, do t’i kemi edhe disa të tjerë. Na nevojiten 61, do ta kalojmë numrin 61. Nuk do të kemi nevojë për kompromise me eksponentët e regjimit të vjetër sepse populli e do të renë. Populli e ka bërë prerjen, nuk e kemi ndërmend t’ia shkelim vullnetin e t’ia devijojmë dëshirën”, ka thënë Kurti.