Në Vushtrri largohet një femër nga shtëpia

Një femër është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur më datë 27.01.2021 rreth orës 07:00 në rrugën “Azem Bejta”, në Vushtrri.

Siç thuhet në raport, njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

“Raportohet se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raport.