Rreth 100 fidanë të arrës digjen në Vushtrri

 

Nga zjarri janë djegur si dhe dëmtuar rreth 100 fidanë të arrës pronë e një personi.

Sipas raportit të policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 16:15 në fshatin Akrashtivë, në Vushtrri.

 

Siç thuhet në raport, i dyshuari është intervistuar dhe sipas tij zjarri ka qenë aksidental dhe jo i qëllimshëm nga ana e tij.

“Është raportuar se nga zjarri janë djegur dhe dëmtuar rreth 100 fidane të arrës, të mbjellura në pronën e tyre. I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar dhe sipas tij zjarri ka qenë aksidental dhe jo i qëllimshëm nga ana e tij. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.