Rastet e dhunës në familje janë pjesë e çdo raporti policor. Ndërsa në ditën e parë të muajit mars në ora 20:00 një qytetar nga Kamenica është arrestuar nga policia, pasi që i njëjti kishte rrahur gruan dhe djalin e tij.
Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.