Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbahet takimi i Komitetit vlerësues ku pritet të diskutohet për gjendjen e pandemisë në vend.
“Nuk kemi ende asnjë propozim. Nesër do të mbajmë takimin e Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Covid-19.
Në takim do të vlerësohet situata aktuale, pas së cilës do vendosim nëse do vazhdohet me masat e njëjta, apo varësisht situatës edhe me masa të reja të nevojshme” ka thënë Zemaj.
/RTV-Okarina/