Pas keqpërdorimit të detyrës zyrtare, kërkohet paraburgim për drejtorin e KPK-së dhe një zyrtareje

 

Sot ndaj drejtorit të KPK-së, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka paraqitur kërkesë që t’i shqiptohet masa e paraburgimit, së bashku me zyrtaren tjetër M.B. Ata ishin arrestuar nën pretendimet e prokurorisë për verpat penale “Keqëpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, Ushtrim i ndikimit” si dhe Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”

 

 

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personave me inicialet L.K., dhe M.B., në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në drejtim të veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Ushtrimi i ndikimit”, nga neni 424 të KPRK-së, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, nga neni 380 të KPRK-së dhe “Moslajmërimi i përgatitjes së veprave penale”, nga neni 377 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thekson komunikata

Aktualisht dy të dyshuarit me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

/RTV-Okarina/