Vuçiq: E dinim që Radoiçiq nuk kishte marrë pjesë në vrasjen e Ivanoviçit

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka komentuar lajmin e publikuar se autoritetet në Prishtinë kanë tërhequr urdhrin e arrestit për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Lidhur me këtë, Vuçiq ka thënë, “ne e dinim gjatë gjithë kohës që Radoiçiq nuk kishte marrë pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviçit”.

 

 

“Unë e lexova atë lajm, por nuk jam i sigurt se çfarë saktësisht ka atje.” ka thënë Vuçiq.

Ai thotë se autoritetet serbe e morën në pyetje Radoiçiqin dhe se, ndryshe nga të tjerët, ai kaloi “testin e poligrafit”.

Lideri i Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq, ishte qëlluar për vdekje mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018.

/RTV-Okarina/