Rreth 5 mijë vota me kusht janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve deri më tani.
Nga ky numërim, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 2230 vota, Partia Demokratike e Kosovës 1134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 695, Lidhja Demokratike e Kosovës 491, Nisma Socialdemokrate 172 etj.
Janë rreth 31 mijë e 500 vota me kusht dhe rreth 2 mijë e 800 vota të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë komunave të ndryshme dhe që do të numërohen në QNR.
/RTV-Okarina/