Familjen e Floriana Musliut, e bënë me shtëpi fondacioni i Labinot Tahirit

Familjen e Floriana Musliut e cila ndërroi jetë pasi nuk mundi ta fitojë betejën me kancerin, e ka bërë me shtëpi të re,Fondacioni i Labinot Tahirit

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtari përmes fotografive të postuara në llogarinë e tij në “Instagram”

Ai tha se bashkë me donatorët, kanë vendosur që familja e të ndjerës të mos paguajë qera por ta kenë një kujtim të mirë me një banesë të re.

Postimi i plotë!

“Mirëdita vllezer e motra!

Super lajm

Familja e Floriana Musliut, behet me banesë të re

Tani, kur në Kosovë kemi lajme jo të mira, ne duam të ju japim lajmin e mirē për familjen Musliu, e cila pas vdekjes se vajzes Florianës që ndrroi jetë nga kanceri ishin jashtzakonisht të merzitur dhe të stërlodhur nga shpenzimet që paten për tu munduar me e shpetua Florianen!

Ne si fondacion, me donatorët tanë që dua ti falenderojë përzemêrsisht, vendosem që më familjen mos ta lëm me pagua (qera) por ta kenë një kujtim të mirë me një banesë të re!

Urime e ta gëzoni prindër të Floriana Musliut!”, ka shkruar Labi.

/RTV-Okarina