Në Prishtinë gjendet pa shenja jete një 60 vjeçar

Një person, rreth moshës 60 vjeç është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 08:40 në rrugën “Tirana”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një  person pa shenja jete në rrugën ‘Tirana’ në Prishtinë.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar ekipet e mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar se trupi është pa shenja jete. Informacionet fillestare flasin që  viktima është një mashkull rreth 60 vjeç”, ka thënë Borovci.

Ndërkaq, Borovci po ashtu tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe aktualisht po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e plotë të saj.​