Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të dhunës në familje në Suharekë.
Policia bën të ditur se i dyshuari mashkull nën ndikimin e alkoolit ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe djalin e tij, transmeton Telegrafi.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili nën ndikim të alkoolit ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe birin e tij viktimat kosovarë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.