Në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 40 aksidente trafiku, 15 prej tyre me persona të lënduar kurse 25 tjerë vetëm me dëme materiale.
Policia njofton se gjatë të ditës së enjte kanë shqiptuar 1 mijë e 327 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat në komunikacion, kurse 701 tiketa për qytetarët që nuk respektuar masat antiCOVID, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, për gjatë 24-orëve të fundit Policia ka arrestuar 28 persona, ku 10 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy në vuajtje të dënimit.