Ambasadorja e Kosovës Ines Demiri, mbërrin në Izrael

 

Ines Demiri, ambasadorja e Kosovës dje ka arritur në Izrael.

Lajmin e ka bërë të ditur, përmes një postimi në “Facebook, Dan Oryan, Shefi i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

Ndryshe në kuadër të marrëveshjes ekonomike Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë në shtator 2020 në prani të ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, u ra dakord edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael, trasmeton Indeksonline

Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike ndërmjet të dy vendeve. Ky hap u cilësua nga të dyja vendet si historik dhe ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në mënyrë virtuale. Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Gabriel Ashkenazi. Në ceremoninë virtuale të nënshkrimit morën pjesë edhe Nënsekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer dhe ambasadorët amerikanë në Prishtinë dhe në Jerusalem. Ministri i Jashtëm  i Izraelit Gabriel Ashkenazi, vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovës e cilësoi si një datë historike.