Njëmbëdhjetë persona të arrestuar për rastin e njohur si “Subvencioni 2021” kanë dalë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
11 të paraburgosurit ngarkohen për veprat penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti.
Prokuroria Themelore në Prishtinë u ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh.