Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot mban mbledhje lidhur me përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Megjithatë në ditën kur ishte njoftuar për dorëheqjen e Isa Mustafës nga kreu i partisë është thënë se edhe sot nga kjo parti se Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje.
Nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri përmes një postimi në Facebook, kishte thënë se dorëheqja e kryetarit të LDK-së dhe Kryesisë, hap rrugë që të ftohet Kuvendi i LDK-së dhe zgjidhet kryetari e Kryesia e re në nivel vendi.
Lexoni të plotë njoftimin:
“Sqarim për opinionin publik
Sot, do të takohet Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës për përgatitjen e Kuvendit të LDK-së për zgjedhjen e Kryetarit të ri.
Për sqarim të opinionit, Kryesia e LDK-së nuk është në dorëheqje, si e cilësojnë disa media, por me autoritet të plotë deri në riorganizimet që mund të ndodhin pas zgjedhjes së Kryetarit.
Vetëm Kryetari i LDK-së ka paralajmëruar dorëheqje, të cilën do t’ia ofrojë Kuvendit të LDK-së”.