Kurti shpalos programin për rininë, bënë premtime të mëdha

 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëkohësisht kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka shpalosur plan programin për rininë.

Ai në llogarinë e tij në “Twitter”, ka thënë se do të krijojnë Fondin për Hulumtime Shkencore, një park teknologjik (Techno-park), fakultet të IT-së dhe akses falas në zyre për biznese të reja.

“Rinia jonë është krenaria jonë. Fatkeqësisht, shumë prej tyre janë larguar nga vendi për shkak të mungesës së perskeptivës dhe korrupcionit të përhapur gjithandej vendit.

 

 

Ne do të krijojmë Fondin për Hulumtime Shkencore, një park teknologjik (Techno-park), fakultet të IT-së dhe do të ofrojmë akses falas në zyre për biznese të reja, që të përgatitim rinonë tonë për të ardhmen konkurruese.

2000 grante të dedikuara për inovacion do të ofrohen çdo vit për rininë nga i gjithë vendi.

Bashkë ne mund të fitojmë të ardhmen”, shkroi ndër të tjera ai.

/RTV-Okarina/