Gjykata Speciale ua ka refuzuar kërkesat për lirim nga paraburgimi dy krerëve të OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati.
Gjyqtari i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, ua ka vazhduar paraburgimin atyre me një vendim të nxjerrur gjatë ditës së djeshme.
Po ashtu, në vendimin e tij, Guillou ka kërkuar nga palët që të dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim për afatin tjetër të ankesës për lirim nga paraburgimi, trasmeton Reporteri
Gjyqtari atyre u ka dhënë afat që këtë ta bëjnë deri më 1 prill.
Po ashtu, Guillou ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar që të dërgojnë deklarata, materiale audio/video nga oficerët që kanë arrestuar Nasim Haradinajn.
ZPS-së për këtë i është dhënë afat deri më 12 mars.