Pas një mosmarrëveshje, janë arrestuar dy persona, njëri ndër ta i mitur të cilët janë konfrontuar fizikisht mes vete.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:30, në Gjila
Siç thuhet në njoftim, njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin) duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë njëri i mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë konfrontuar fizikisht. Njëri i dyshuar e godet me thikë të dyshuarin tjetër (të miturin) duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shteti me rekomandim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.