Një person është arrestuar i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:10, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.