Rastet e zhdukjeve të fëmijëve janë bërë të shpeshta në raportet policore. Derisa dje një vajzë e mitur ishte zhdukur e nëna e saj e kishte paraqitur, një tjetër rast i zhdukjes është paraqitur në Policinë e Kosovës, transmeton IndeksOnline.
Bëhet fjalë për dy fëmijë, të cilët babai i tyre nga fshati Vranjak i komunës së Rahovecit i ka raportuar në polici.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij djalë dhe vajzë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.