Ambasada amerikane në Kosovë nderon viktimat, pas shënimit të 500 mijë vdekjeve nga COVID-19 në SHBA

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, ka bërë thirrje për bartjen e maskës, mbajtjen e distancës dhe higjienës personale.

Kjo thirrje e ambasadës vjen pasi që dje në SHBA u shënua viktima e 500 mijtë nga COVID-19.

“Dje u shënua një moment historik i zymtë dhe të matur, më shumë se 500,000 vdekje nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Sot ndërsa reflektojmë për ata që kemi humbur, si në SHBA edhe këtu në Kosovë, le të nderojmë kujtimin e tyre duke dyfishuar përpjekjet për të mbrojtur miqtë, familjet dhe fqinjët tanë.

Mbani maskën, mbani një distancë dhe lani duart. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë.

 

 

Yesterday marked a grim and sober milestone, more than 500,000 deaths from COVID-19 in the United States. Today as we…

Posted by U.S. Embassy Pristina, Kosovo on E martë, 23 Shkurt 2021