Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, i dyshuar për veprën penale “Mundësim Detyrim në Prostitucion”.
Policia njofton se rasti ka ndodhur në ‘Motel Fontana’.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për ‘Mundësim Detyrim në Prostitucion’ të viktimës femër kosovare”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.