Një e mitur përfundon në spital

Një e mitur është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi gjendja e saj shëndetësore është shumë e rëndë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 19 shkurt, në Viti.

Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është arrestuar bashkëshorti i së miturës dhe me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.

“Nga QKUK raportohet se një viktimë femër  kosovare (e mitur), është duke u trajtuar dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore. Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar bashkëshorti i saj dhe me vendim të prokurorit, i njëjti dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.