Policia jep detaje për djegien e veturës së zyrtarit të VV-së

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e djegjes së veturës së zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci.

Sipas raportit, dy vetura të parkuara në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri.

“Viktimat meshkuj kosovarë kanë informuar se në rrethana të pa njohur në zjarr u janë përfshirë dy veturat e tyre, të cilat ishin të parkuara. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Njëra nga veturat është konfiskuar për ekzaminim të mëtutjeshëm. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.