Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete tre të dyshuarit meshkuj kosovarë.
Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00 në fshatin Poklek i Ri, në Gllogoc.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete tre të dyshuarit meshkuj kosovarë. Të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport