Zemaj: Të vazhdohen masat rigoroze, distanca fizike dhe maskat s’po mbahen

 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka thënë se nga takimi me këshillin konsultativ, dhe bazuar në situatën epidemiologjike, masat kundër Covid19 duhet të vazhdojnë.

Ai ka thënë se institucionet do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm të luftojnë pandeminë Covid19.

Zemaj ka theksuar  se kategorizimi do të vazhdoj në bazë të tri ngjyrave,  të kueqe, asaj të verdh dhe të gjelbër.

Zemaj tutje ka ftuar të gjitha institucionet përkatëse, nga inspektoratet, policinë, që të bëjnë punën e tyre në vazhdimësi e të jenë në zbatim të tërësishëm të ligjit anti-Covid19.

“Distanca fizike ka filluar të mungojë, dhe ne ftojmë inspektoratin sanitar, policinë  që patjetër të zbatojnë ligjin e masave antiCovid”, tha Zemaj.

Ai ka folur edhe për vaksinën kundër Ciovid ku tha se angazhimi është maksimal i institucioneve që sa më parë të sjellin atë dhe që shumica e popullsisë apo 75 përqind e saj të vaksinohen.