Burri rrah gruan në Fushë Kosovë

Një femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj me të cilin kanë mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QMF-Fushë Kosovë, ndërsa i dyshuari ende nuk është intervistuar pasi ishte larguar nga shtëpia.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.