Ushqimet e ngrira që janë të kontaminuara, mund të shkaktojnë përhapjen e koronavirusit. Autoritetet e Kontrollit të sëmundjeve në Kinë thonë se ky përfundim u nxor nga tentimi për gjurmimin e shpërthimit të koronavirusit, duke përdorur një paketim të ngrirë të peshkut merluc.
Ky zbulim, i konsideruar si i pari deri më tani, bën më dije se virusi ka afinitet të përhapjes në distanca të gjata përmes mallrave të ngrira.
Dy punëtorë në Qingdao, qytet në Kinë, që fillimisht ishin diagnostifikuar me koronavirus si asimptomatikë, ndërsa kur ishin shtrirë në spital, kishin infektuar 12 persona të tjerë. Sidoqoftë, deklaratat e fundit të autoriteteve nuk japin prova të forta se dy punëtorët morën virusin nga paketimi direkt, ka thënë Jin Dong-Yan, profesor i fushës së mjekësisë në Universitetin e Hong Kongut, shkruan Reuters.
Autoritetet tutje kanë thënë se nuk kanë gjetur ndonjë konsumator që është infektuar me koronavirus duke pasur kontakt me ushqimin e ngrirë, ndërsa rreziku që kjo të ndodhte mbetet i ulët. Tutje ata kanë këshilluar që punëtorët që merren me përpunimin dhe shitjen e produkteve të ngrira, të mos prekin gojën ose hundën dhe t’i heqin rrobat që mund të jenë të infektuara me virus.
Profesori Dong-Yan tutje ka thënë se vetëm virusi i gjallë mund të infektojë njerëzit, ndërsa mostrat që përmbajnë virus, mund të jenë pozitive për gjurmët e virusit.