Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Istogut ka ndodhur një ngjarje e tmerrshme, ku babi ka raportuar në Polici se është rrëmbyer vajza e saj.
Dy të dyshuar meshkuj kosovarë me një veturë me targa vendore kanë rrëmbyer vajzën e tij, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Indeksonline.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Istog 18.02.2021 – 17:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me një veturë me targa vendore kanë rrëmbyer vajzën e tij viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”