Një foshnje e gjinisë mashkull është dërguar pa shenja jete në QKMF në Bresje të Fushë Kosovës.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në trupin e foshnjës nuk është vërejtur ndonjë shenjë e dukshme e dhunës.
Sipas raporti të PK-së, thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Lagjja 28, Fushë Kosovë 19.02.2021 – 05:00-07:00. Është raportuar se në QKMF Bresje, Fushë Kosovë është një foshnje mashkull pa shenja jete. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me mjekun kujdestar i cili ka konfirmuar se trupi i foshnjës është pa shenja jete dhe se nuk ka shenja të dukshme të dhunës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion.