Një shtetas sirian arrestohet në Lipjan


Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës, shtetasi sirian ka sulmuar një shtetas palestinez në Qendrën e Azilit.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

“Lipjan, 19.02.2021-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas sirian pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje në Qendrën e Azilit ka kanosur viktimën mashkull shtetas palestinez. Me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”.