Si leksion i mirë për të gjitha partitë tradicionale në Kosovë duhet të shihet fitorja e thellë e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka vlerësuar Flamur Sefaj i Aleancës Kosova e Re.
Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se rënia e partive të vjetra, përfshirë LDK-në me të cilën listë garoi edhe AKR-ja, tregon që ka ardhur momenti për reformim.
“Ky është një leksion i mirë për të gjithë ne që konsiderohemi parti tradicionale të Kosovës. Kjo po tregon që ka ardhur një moment që duhet të bëhet një lloj renovimi, evoluimi, brenda subjekteve politike”, ka thënë ai, trasmeton Reporteri
Për AKR-në ka thënë se kjo duhet të shërbejë për ndryshim të “veprimit në terren, komunikimit me qytetarët, propozimin e ideve”.
“S’mund të jetë më siç ka qenë deri tash”, ka deklaruar ai.