Vetë-aksident në magjistralen Prishtinë – Podujevë, lëndohen dy persona

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një vetë aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim mjekësor.

“Vetë aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:45 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll. Dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor” ka thënë Borovci.

Ndërkaq, siç tha ai njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti.