Arbnora Fejza Idrizi sonte ka bërë të ditur që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës.
Ajo shtoi se këtë flamur e ka ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do herë.
Gjithashtu Arbnora në njoftm falënderoi Kryetarin e Komunes se Skenderajt Bekim Jasharin, menaxherin Dan Qarkaj, sponzoret dhe të gjithë nxënësit që kanë marrë pjesë në këtë punë të jashtëzakonshme.
Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër.
Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do herë.
1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intenzive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror.
Dua të falënderoj përzemërsisht familjen time dhe ekipin e ngushtë që më kanë përkrahur në ç’do hap:Kryetarin e Komunes se Skenderajt Bekim Jasharin, menaxherin Dan Qarkaj, arkitektin Avni Hetemi, profesorët: Gazmend Hamiti, Rema Shabani, Bislim Elshani dhe Rexhep Uka, sponzoret,Europrinty,Meka Hallall Food,Bashkesin Islame te Republikes se Kosoves,KPJ,si dhe të gjithë nxënësit që kanë marrë pjesë në këtë punë të jashtëzakonshme.