Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando i uroi fitoren Kurtin në zgjedhjet e 14 shkurtit, teksa edhe diskutuan hapat e ardhshëm ku edhe inkurajoi formimin e shpejtë të Qeverisë së re.
“Në një takim miqësor i urova Albin Kurti fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se #Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik“, shkroi Orlando në Twitter.
In a friendly meeting I congratulated @albinkurti on @LVetevendosje‘s electoral victory. We discussed next steps as I encouraged a swift formation of the new Govt. I assured him that #Italy will continue supporting #Kosovo in reforms, dialogue & Euro-Atlantic integration.
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/Crl7PyRTaB
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 18, 2021