Me rastin e 13-vjetorit të Pavarësië, zv.kryeministri malazes, Dritan Abazoviq uroi Ditën e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt, duke u shprehur: “Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës”.
“Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës,” tha Abazoviq.
Abazoviq përgëzoi qytetarët e Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare më 14 shkurt, të cilat, siç deklaroi ai, ishin një shembull i demokracisë dhe vullnetit të shprehur lirisht të qytetarëve.
“Merrni shprehjet e respektit tim më të lartë dhe përshëndetjet e përzemërta,” përfundoi Abazoviq.
Por në Beograd ky urim nuk është pritur mirë, e kjo mund të shihet edhe në titujt e mediave lokale:
“Abazoviq përgëzoi pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë”, “Abazoviq uroi ‘pavarësinë’ e Republikës së rreme të Kosovës”, “Kjo është faleminderit për donacionet”, “Abazoviq uroi pavarësinë e njëanshme të Kosovës “, janë vetëm disa nga titujt në mediat serbe.
/RTV-Okarina/