Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, zëvendëskryeministri në detyrë, Driton Selmanaj, në mbledhjen e Qeverisë ka bërë të ditur se për punën e këshillit organizativ për shënim të Epopes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të alokohen 40 mijë euro.
Kjo pikë u miratua nga gjithë të pranishmit në mbledhjen e Qeverisë.
/RTV-Okarina/