Llapi është dënuar për mosrespektim të masave anti-Covid19 si dhe hedhja e fishekzjarrëve në ndeshjen e Kupës ndaj Ballkanit.
Klubi llapjanas është dënuar me 1000 euro.
Më poshtë vendimin e komisionit disiplinor:
FC “Llapi” nga Podujeva në procedurë të iniciuar disiplinore nga Komisioni i Garave, për lëshim në organizimin e ndeshjes së Kupës së Kosovës, 1/8 e finales, Llapi-Ballkani, zhvilluar me datë 09.02.2021 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Motivi: Mosrespektim i masave anti-Covid19 si dhe hedhja e fishekzjarrëve në min 1,4 dhe 34. Në min 34 ndërprehet loja për 4 min, derisa janë larguar shikuesit nga tribunat. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1.H dhe neni 10 paragrafi1.D, të Rregullores disiplinore; DËNOHET me të holla në shumë prej 1000 euro (një mijë euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar është 8ditë, nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi1 ).